http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me këtë argument, Ministria e Financave ka mbrojtur ndryshimet ligjore ne Kodin Penal, te cilat ne thelb sanksionojnë vetëm ndëshkimin me burg ne rastet kur kryhet evazion apo kontrabande. Per ministrinë janë 71 mld leke gjoba, te cilat nuk janë mbledhur, ndaj me këto masa çdo biznes do te frenohet ne shmangien e tatimeve. Qeveria pranon se nuk ka pyetur biznesin teksa ka ndërmarre kete nisem. Opozita ka kundërshtuar këto ndryshime, duke thëne se po dëmtohet klima e biznesit dhe se informaliteti vjen si pasoje e administratës fiskale dhe jo prej sipërmarrësve. Gjate diskutimit te ndryshimeve, deputeti Dashamir Shehu si per te treguar qe këto masa nuk do te funksionojnë, ju referua praktikave te viteve te mëparshme ku per te luftuar kontrabandën ku i gjithë sistemi u be pjese e saj.