TIRANE- Një rast dhune është denoncuar mbrëmjen e sotme në emisionin 'Pa Gjurmë'. 25-vjeçarja Shkurte Ismailaj dhe babai i saj Shpëtim Ismailaj kanë akuzuar gjyshin e vajzave të saj se i ka dhunuar ato. Ata kanë sjellë pranë emisionit Pa Gjurmë disa video ku vajzat Melina dhe Ajla 5 dhe 1 vjeçe shfaqen duke qarë, teksa akuzojnë gjyshin se i ka dhunuar. Ndërsa në një video tjetër ky i fundit shfaqet i dehur duke u zvarritur në tokë ndërkohë që thërret me zë të lartë "Do e vras, ose ato, ose unë, ose policia". Djali i tij, baba i dy vajzave të mitura i ftuar në studion e Pa Gjurmë mohon që i ati të ketë dhunuar të bijat, ndërsa akuzon ish-bashkëshorten se ka qenë ajo që i ka rrahur vajzat dhe i ka detyruar t'ia hedhin fajin gjyshit. Në një lidhje telefonike nga Franca ku ka shkuar të kërkojë azil Shkurte Ismailaj mohon akuzat e bashkëshortit, ndërsa shprehet se ky e fundit e ka dhunuar sistematikisht, si fizikisht, ashtu edhe psikoligjikisht, ndërsa tani ajo rrezikon dënim për shkak se ka marrë me vete dy vajzat e mitura pa një prokurë nga babai i tyre.