Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka publikuar një video se si duhen dërguar fëmijët në shkollë, gjatë kohës së pandemisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shahini shkruan se çdo prind duhet të ketë kujdes gjatë kësaj kohe për të ruajtur shëndetin e të gjithëve."Kujdesi i shtuar gjatë kësaj periudhe nga ana e çdo prindi, vetëm shton mbrojtjen e shëndetit të të gjithëve dhe siguron njëkohësisht mbarëvajtjen e një procesi të rregullt shkollor", shkruan Shahini.