#tvora #rtvoranews
Rudina Hajdari përshëndeti futjen në procedurë parlamentare, të kërkesës për hapjen e listave ndërsa hodhi akuza ndaj kryetarit të opozitës Lulzim Basha. Ajo tha se PD dhe LSI nuk shqetësohen për interesat e qytetarëve, por për interesa të ngushta familjare. Deputetja e opozitës së re paralajmëroi krijimin e një alternative të re politike.
Rudina Hajdari paralajmëroi se në zgjedhjet e ardhshme do të garojë nën një sigël të re të një lëvizje politike, ndërsa vlerësoi si hap pozitiv futjen në rrugë parlamentare të kërkesës për hapjen e listave.
Deputetja e opozitës parlamentare, tha se këtë e kërkojnë 90 përqind e shqiptarëve.
Në komunikimin me mediat, Hajdari publikoi një video ku në vitin 2017 kryetari i opozitës Lulzim Basha premtonte lista të hapura.
Sot, tha ajo, ky është një premtim i pa mbajtur. Ajo akuzoi pd-lsi për interesa të ngushta familjare.
Rudina Hajdari: Dua t?ju kujtoj të gjithëve se që në vitin 2017, kur Partia Demokratike po bënte fushatën e saj elektorale, ka qenë një premtim nga kryetari i PD-së, për të patur lista të hapura në zgjedhjet e ardhshme. Ai vetë tha para qytetarëve, u premtoi qindra, mijëra demokratëve që në zgjedhjet e ardhshme, listat e kandidatëve të deputetëve, do të zgjidheshin nga qytetarët shqiptarë dhe jo më nga kryetari i partisë. Ky është një premtim që ai u zotua bashkë me mua dhe shumë të tjerë në atë fushatë elektorale, një zotim që e kam marrë seriozisht, e kam marrë për ta shtyrë përpara këtë premtim, dhe për tu zotuar para qytetarëve se kjo do të jetë beteja që do tu japim shqiptarëve në zgjedhjet e ardhshme. Ky ishte një premtim i cili nuk u mbajt. Në politikë duhet të kesh një mbash një qëndrim të qartë dhe duhet të jesh koherent me publikun.
Edhe pse nuk është ajo propozuese, Rudina Hajdari mbështet edhe heqjen e koalicioneve.
Sa i përket pragut 5 përqind ajo tha së është shumë i lartë, ndërsa tha se do të synojë një prag më të ulët, 3 përqind.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/hajdari-publikon-videon-basha-u-zotua-per-lista-te-hapura-ne-2017-en-por-nuk-e-mbajti-premtimin/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv