#tvora #rtvoranews
Deputetja Rudina Hajdari është një nga zërat e opozitës parlamentare, që i qëndron fort kauzës së listave të hapura për deputetë në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2021.
Gjatë një konference për shtyp ditën e sotme (11 korrik) Hajdari, i kujtoi kryetarit të PD-së Basha, përmes një video, premtimin e tij në fushatën e vitit 2017, se listat e hapura do t?i zgjidhnin qytetarët.
Hajdari tha se ky është një premtim që Basha nuk e mbajti.
Rudina Hajdari: ?Dua t?ju kujtoj të gjithëve se që në vitin 2017, kur Partia Demokratike po bënte fushatën e saj elektorale, ka qenë një premtim nga kryetari i PD-së, për të patur lista të hapura në zgjedhjet e ardhshme. Ai vetë tha para qytetarëve, u premtoi qindra, mijëra demokratëve që në zgjedhjet e ardhshme, listat e kandidatëve të deputetëve, do të zgjidheshin nga qytetarët shqiptarë dhe jo më nga kryetari i partisë. Ky është një premtim që ai u zotua bashkë me mua dhe shumë të tjerë në atë fushatë elektorale, një zotim që e kam marrë seriozisht, e kam marrë për ta shtyrë përpara këtë premtim, dhe për tu zotuar para qytetarëve se kjo do të jetë beteja që do tu japim shqiptarëve në zgjedhjet e ardhshme. Ky ishte një premtim i cili nuk u mbajt. Në politikë duhet të kesh një mbash një qëndrim të qartë dhe duhet të jesh koherent me publikun.?
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/hajdari-publikon-videon-basha-u-zotua-per-lista-te-hapura-ne-2017-en-por-nuk-e-mbajti-premtimin/
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv