Bora dhe ngricat vështirësojnë qarkullimin në juglindje - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2020-01-06

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Reshjet e borës dhe ulja e temperaturave ka vështirësuar qarkullimin e mjeteve në disa segmente të akseve nacionale të Qarkut të Korçës.Aksi Qafë Thanë - Kapshticë është i hapur dhe i qarkullueshëm normalisht. Vështirësi për lëvizjen e mjeteve gjatë paradites ka pasur në aksin Korçë Ersekë, në pjesën fundore të Qafës së Qarrit dhe urës së Dukës, ku ka prezencë akulli dhe mjetet duhet të përdorin zinxhirë.Në këtë segment po punojnë dy mjete borëpastruese,të cilat do të jenë në gatishmëri për të ndërhyrë në varësi të përkeqësimit të motit. Në rrugët drejt desinacioneve turistike Dardhë dhe Voskopojë lëvizja e mjeteve bëhet pa zinxhirë.Me problematike është situata në rrugët rurale, ku aksi që lidh Voskopojën me Lekasin është i qarkullueshëm vetëm me zinxhirë.Po ashtu me zinxhire lëvizet edhe në rrugën Floq-Vithkuq dhe Vithkuq-Shtyllë Panarit ku po punohet me mjete borëpastruese për të mbajtur të hapur rrugën.

Share This Video


Download

  
Report form