http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kushdo që ka vendosur të shkojë në Kukës apo Kosovë dhe duhet të kalojë përmes Rrugës së Kombit, duhet të bëjë kujdes me shpejtësinë për shkak te pranisë se bores. Ndërkohe, akset e tjera ne këtë zone, sidomos ato rurale, janë te kalueshme vetëm me zinxhirë. Në mbledhjen e zhvilluar te dielën, Shtabi i Emergjencave në Kukës, ka marre masa për pastrimin e borës dhe hedhjen e kripës. Bashkia e Kukësit po ndërhyn në disa shkolla për sistemin e ngrohjes ne këto ditë te ftohta. Dhe sikur te mos mjaftojnë temperaturat e ulëta, raportohet se mungon energjia elektrike ne fshatrat Domaj, Gjinaj e Pusi i Thatë i Bashkisë Has. Në Bashkinë Bajram Curri janë pa energji 270 abonentë familjarë. Pas bllokimit prej dy orësh te rrugës në Kapshticës një ditë më parë, te hënën, ky aks është i kalueshëm pa zinxhirë. Prefekti Ardit Konomi bën të ditur se ndaj kompanisë që ka fituar tenderin e mirëmbajtjes se rrugës, ka nisur një hetim per te pare nëse e ka respektuar kontratën.Disa probleme në qarkullim janë shfaqur edhe në aksin rrugor Korçë-Dardhë, ku në pjesë të caktuara ka pasur bllokime si pasoje e sasisë se madhe te bores. Situata ne Qarkun Dibër paraqitet pa probleme edhe pse ne disa zona ka patur reshje bore gjate mbrëmjes se te dielës. Intensiteti i reshjeve ka qene i ulet dhe deri tani asnjë njësi vendore nuk rezulton e izoluar. Bora ka mbuluar zonat mbi 800 metra mbi nivelin e detit ku trashësia ka arritur nga 15-20 cm. Ndërsa rrugët nacionale Peshkopi-Kukës dhe Peshkopi-Burrel janë lehtësisht te kalueshme. Por policia rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve qe te mbajnë me vete zinxhirët.