http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të gjitha akset nacionale te qarkut te Korçës janë te kalueshme: përjashtim bëjnë Qafe-Plloca,Qafe-Thana dhe Qafe-Qarri, ku për shkak te ngricave shoferet duhet te përdorin zinxhirët. Prefekti i Korçës Ardit Konomi bën me dije se pas reshjeve te dëborës nuk ka zona te izoluara, por nga ana tjetër pranon se ka mijëra banore pa energji elektrike. Mbrëmjen e së enjtes situata ka qene tejet e rende ne te gjitha akset kombëtare. 19 borëpastruese në gjithë qarkun e Korçë janë vënë në punë për normalizimin e situatës qe rendohej edhe nga vet drejtuesit e mjeteve qe lëviznin pa qene te pajisur me zinxhirë. Reshjet e dendura te dëborës vazhdojnë te mbulojnë Kukësin. Në zona te thella bora arrin mbi nje metër dhe kalimi është thuajse i pamundur. Edhe pse rruga e Kombit nga tuneli Kalimashit deri ne Doganën e Morinës është i hapur, shoferet janë këshilluar te bëjnë kujdes dhe mos të lëvizin pa zinxhirë. Reshjet e mëdha të borës të rëna dy ditët e fundit, si dhe ulja e ndjeshme e temperaturave ka paralizuar gjithë qarkun Dibër. Drejtues të emergjencave civile bëjnë të ditur se të gjitha njësitë administrative në Bashkinë Dibër e Bulqizë janë të izoluara. Rruga kombëtare Milot - Peshkopi kalohet me shumë vështirësi për shkak të pranisë së akullit dhe erërave të fuqishme. Reshjet e shumta të borës kanë bllokuar edhe Qaf Shtamen ku trashësia arrin deri në 30 centimetra. Te gjitha fshatrat e malësisë se Krujës janë te bllokuar nga dëbora dhe kalimi bëhet vetëm me zinxhirë.