Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Të gjitha rrugët kombëtare janë të kalueshme këtë të mërkurë pas 24 orëve me reshje intensive dëborë dhe rënies së ndjeshme të temperaturave. Problematika ka në akset rurale kryesisht në zonat malore, ku dëbora arrin deri në 60 cm trashësi. Nga Qafë Thana, ku mbrëmjen e djeshme pati probleme të theksuara dhe u shënua 30 cm dëborë, kreu i ARRSH, Afrim Qëndro garantoi se janë marrë të gjtiha masat për të garantuar mbajtjen hapur të rrugëve
Pas një natë të vështirë me reshje të dendura shiu dhe ngrica për shkak të temperaturave të ulta, të gjithë rrugët kombëtare janë të kalueshme këtë mërkurë.
Vështirësitë më të mëdha u hasën në Qafë Thanë ku trashësia e dëborës arriti në 30 cm dhe u kërkua ndërhyrja e 6 borëpastrueseve për ta bërë të kalueshme për të gjitha mjetet.
Në qarkun e Korçës, trashësia e dëborës në disa zona rurale si në Dardhë, Velçan, Trebinjë, ka arritur deri në 50 cm, si dhe rreth 15-20 cm në zonat Voskopojë, Qafë Thanë, Vithkuq, Qafë Qarri dhe Qafë Plloçë. Vetem rruga Boboshticë-Dardhë qarkullohet me zinxhirë. Në qarkun e Elbasanit problematike mbeten vetëm aksi Librazhd Stebleve ku ka rreth 50 cm dëborë
E kalueshme normalisht është e rruga e kombit, ku punojnë 4 borëpastruese, por disa rrugë rurale mbeten të bllokuara. Të bllokuara janë edhe zonat malore në qarkun e Dibrës ku ka mbi 35 cm dëborë. Aksi rrugor rural Shkodër-Theth është i bllokuar nga dëbora në vendin e quajtur Qafë Thorë.
Në këtë situatë reshjesh dhe temperaturash të ulta zbresin minus, kreu i ARRSH Apeloi nga Qafë Thana drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, ndërsa garantoi se janë marrë të gjitha masat për të garantuar lëvizjen në rrugë
Reshjet e dëborës do të vijojnë edhe përgjatë ditës së mërkurë në zonat mbi 400 metër mbi nivelin e detit ndërsa në pjesën tjetër të vendit do të ketë reshje shirash
RESHJET E SHIUT
Korçë 35.0 mm
Vlorë 33.0 mm
Pjesa tjetër 17.0 mm
RESHJET E DËBORËS
Korçë, rreth 50 cm
Shkodër, deri në 50 cm
Pukë, mbi 50 cm
Kukës, mbi 40 cm
Librazhd, mbi 60 cm
Dibër, mbi 40 cm
PARASHIKIMI
Era do të fryjë e fortë, në bregdet deri 50 km/orë
Temperatura minimale -1°C, maksimale 12°C
Dëborë mbi 400 m, shi pjesa tjetër
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ja-rruget-e-bllokuara-nga-debore