Ndërkohë që Kukësi është pushtuar nga mjegulla e dendur dhe ngricat. Fushëpamja e vogël si pasojë e mjegullës ka vendosur në rrezik qarkullimin e automjeteve në rrugë. Largimi i mjegullës sjell një rritje të lehtë të temperaturave. Në zonat malore nuk ka reshje dëbore por ka prani të shtresës së borës të rëna në fund të vitit të kaluar, ndërsa probleme me rrugët nuk ka. Mjegulla pushtoi mëngjesin e sotëm edhe Rrugën e Kombit duke krijuar fluks mjetesh.