Qyteti i Kukësit është ?zgjuar? mëngjesin e sotëm i mbuluar nga mjegulla. Mjegulla ka pushtuar dhe ?Rrugën e Kombit?, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Për të shmangur aksidentet, autoritetet iu bëjnë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes, nëse do të qarkullojnë në aksin rrugor Kalimash-Kukës.
Në këtë aks mjegulla është shfaqur akoma më e dendur gjatë orëve të mëngjesit. Ndërkohë, deri më tani nuk raportohet për aksidente si pasojë e mjegullës.