KUKËS- Orët e para të mëngjesit e kanë gjetur Rrugën e Kombit në një trafik të rënduar. Shkak për këtë janë bërë turistët shqiptarë të Kosovës të cilët si çdo vit zgjedhin Shqipërinë për ta vizituar.
Situata me trafikun është më problematike në aksin Morinë- Kukës, duke pasur dhe bllokime të herëpashershme të qarkullimit rrugor. Ndërkohë aksi tjetër që të çon nga Shqipëria në Kosovë është thuajse totalisht i lirë.