Report TV - ‘Rruga e Kombit’, protestuesit bllokojnë rrugën te Drejtoria e Policisë së Tiranës

Report TV 2018-05-12

Views 0

Të ardhur nga Kukësi disa protestues kanë rinisur tubimin përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku kërkojnë lirimin e të arrestuarve, të afërm të tyre, pas protestës së dhunshme te ?Rruga e Kombit? të shtunën.

Qytetarët kuksiane kanë bllokuar rrugën duke paralizuar qarkullimin e automjeteve, ndërsa kanë kërkuar lirimin e të afërmve të tyre. Protestës i janë bashkuar edhe deputetë të PD, të cilët një ditë më parë u përplasën me përfaqësuesit e Shoqërisë Civile të cilët kërkuan largimin e ligjvënësve të PD dhe LSI nga protesta.

Deri tani Prokuroria e Kukësit ka lëshuar 36 urdhër arreste. Policia e Kukësit bëri me dije mesditën e së dielës se janë arrestuar 23 persona, ndaj të cilëve policia ka ekzekutuar urdhër-ndalimet e Prokurorisë.

Share This Video


Download

  
Report form