Që nga data 26 Nëntor, shumë familje në Kurbin vazhdojnë të qëndrojnë në çadër. Por mbrëmja e djeshme ishte një ndër më të vështirat për ta. Kryefamiljari i një familje me katër pjesëtarë thotë se shiu i është futur në çadrën ku jeton me dy fëmijët dhe bashkëshorten por nuk do të largohet që aty, pasi i trembet vjedhjeve.
"Ka rënë mbrëmë shi, më ka hyrë në çadër. Ka hyrë uji nga poshtë. Mbrëmë ka rënë shi shumë. Jam në hall të madh. Jam shumë i fortë që po rri. E kam ngrënë plevitin, jam vet i katri. E kam edhe gocën këtu. Ka rënë aq shumë shi sa edhe në shtëpi do futej uji. Kam gjithë pasurinë këtu, nuk largohem dot, kam ikur që 14 vjeç jashtë shteti për atë. Jam i detyruar të rri këtu. Po u largova unë më marrin mallin", shprehet ai.