Report TV - Drama e tërmetit lë 5 familjarë në çadër verore: Nuk ka Vit të Ri këtu

Report TV 2020-01-06

Views 0

Viti i Ri për 1733 banorë në qarkun e Lezhës do të trokasë në çadra pasi tërmeti i 26 nëntorit u dëmtoi rëndë banesat. Për familjen Tuku me 5 anëtarë në Blinisht të Lezhës nata e ndërrimit të viteve, jo vetëm që s?do jetë festë por me të ftohtin në të katërta anët do të jetë dhe shumë e vështirë. Streha e vetme për këtë familje është një çadër verore. Jetesa në çadër për 3 fëmijët e familjes Leka është pothuajse e pamundur.

Mes lotësh kryefamiljari apelon që edhe nëse nuk ndërtohet shtëpia të paktën të rindërtojnë dëmet sepse nuk mund të jetojnë më në këto kushte.

?Kërkoj ndihmë nga shteti, ju lutem të vënë dorën në zemër për kalamajtë e mi sepse kanë fëmijë vetë. Atë banesë ta rregullojnë nëse nuk kanë mundësi ta ndërtojnë nga e para, kaq dua unë për fëmijët e mi?, tha Gent Tuku kryefamiljar.

Në këtë situatë janë dhjetëra familje në fshatrat e Lezhës. Disa prej tyre qëndrojnë jashtë apo duke rrezikuar jetën brenda banesave të shkatërruara, pasi nuk janë pajisur me çadra. Atmosfera festive e ndërrimit të viteve nuk ndjehet aspak në këto familje të cilët mendojnë vetëm për një strehë kur të paktën të jenë ngrohtë.

?Na ndihmoftë i madhi zot, me frikë po rrimë, herë jashtë e herë në banesë me roje për zotin. Jemi hallakatur nga tërmeti, nuk ka Vit të Ri këtu, jemi duke vdekur nga i ftohti?, tha një banore.

1733 banorë në qarkun e Lezhës janë të detyruara të presin 2020-ën në çadër. Por duket sikur drama e tërmetit i shoqëron ende këta familjarë që jo vetëm kanë humbur shtëpitë por u duhet të jetojnë në çadër me një mot të acartë që nuk e favorizon aspak jetesën në këto kushte.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS