LEZHË- Familja me 5 anëtarë në Pllanë të Lezhës jeton prej më shumë se 2 javësh në një çadër pasi tërmeti i 26 nëntorit i dëmtoi shtëpinë.
Kryefamiljari Valentin Vuka është i paralizuar, ai qëndron në një karrige me rrota. Në këto kushte jetesa në çadër bëhet edhe më e vështirë për të dhe familjarët. Çifti i bashkëshortëve kërkojnë ndihmë nga institucionet përkatëse. Ata shprehen se nuk mund të largohen nga fshati për shkak të gjësë së gjallë.