Nënë Rabija nga fshati Mazhe e Madhe i njësisë administrative Bubq prej 2 muajsh jeton në një çadër, bashkë me të edhe dy djemtë e saj. Për të përballuar të ftohtin, ajo thotë se e ka ndërtuar vetë një strehë natën e Vitit të Ri një barake me llamarina.
"Aktualisht po rrimë këtu në çadër ose te kjo barakja, por më tepër rrimë në barake pasi kemi divanët, tavolinë. Baraken e kam bërë vetë natën e Vitit të Ri. Nuk dimë asgjë çfarë do bëhet me shtëpinë, jemi në shpresë të zotit. jetoj bashkë me dy djemtë, vetë jam e sëmurë me tension me zemër", tha Rabije Zela