Report TV - KQZ-ja riformatohet dhe depolitizohet/ Zbardhet drafti për administratën zgjedhore

Report TV 2019-11-06

Views 0

TIRANE-Nesër paradite do të mblidhet Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, ndërsa Report Tv ka siguruar një draft të hartuar nga ekspertët që e vendos theksin te reformimi tërësor në tri nivele i administrimit zgjedhor në Shqipëri duke e depolitizuar. Me propozimet e reja, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) riformatohet si institucion me përgjegjësi të ndara, në kompetenca dhe autoritete ushtruese të tyre. Por si do të riformatohet KQZ?

Me propozimet e reja, nëse do të arrijnë konsensusin dhe të miratohen në komision;
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përbëhet nga:
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve;
Komisioni Rregullator; dhe
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Sipas ekspertëve që kanë hartuar draftin, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve (Komisioneri) është organ monokratik që do të ushtrojë kompetencat ekzekutive, drejton administratën e KQZ-së dhe përfaqëson KQZ-në në marrëdhëniet me të tretët. Komisioni Rregullator është organi kompetent për miratimin e akteve me karakter normativ në fushën e zgjedhjeve dhe vendosjen e rregullave për zgjedhjet, sipas draftit. Ndërsa Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) është organ kompetent për shqyrtimin e ankimimeve të subjekteve zgjedhore dhe për vendosjen e sanksioneve për shkelje të Kodit Zgjedhor.

Por pyetja që ngrihet është se si do të zgjidhen drejtuesit? Komisioneri parashikohet që të zgjidhet nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për një mandat 7-vjeçar, të përtëritshëm. Përzgjedhja e Komisionerit mund bëhet në bazë të eksperiencës së mëparshme të suksesshme në drejtim, të ligjëshmërisë së demonstruar ose të provuar në ushtrimin e detyrave apo funksioneve dhe të reputacionit publik të kandidatit.

Komisioni Rregullator përbëhet nga 5 anëtarë, të cilët zgjidhen nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për një mandat 5-vjeçar. Kandidati për anëtar i këtij Komisioni Rregullatorit duhet të plotësojë kushtet dhe kriteret për të qenë komisioner. Kriteri i eksperiencës profesionale në drejtim zëvendësohet për kandidatin për anëtar të Rregullatorit me kriterin e eksperiencës profesionale në hartimin, shqyrtimin dhe miratimin e akteve ligjore.

Share This Video


Download

  
Report form