Report Tv siguron draftin përfundimtar të arritur me marrëveshje në tryezën e Këshillit Politik. Drafti reflekton formulën e propozuar nga PD për KQZ ku ky komision është mbi partitë dhe kryekomisioneri zgjidhet me 84 vota në parlament. Gjithashtu kufizohet edhe qeveria e cila s?mund të ulë taksat dhe as të rrisë pensionet 4 muaj para zgjedhjeve.