Report TV - Drafti i parë i pjesshëm për Kodin Zgjedhor: Donatorët jo kontratë publike për 3 vite

Report TV 2019-10-23

Views 0

TIRANE-Report TV zbardhi draftin e punës për ndryshimet në Kodin Zgjedhor për cështjen e financimit të partive politike dhe barazinë gjinore. Komisioni i Reformës Zgjedhore është i ndarë në tre grupe pune dhe njëri prej tyre po diskuton pikërisht cështjen e financimit të partive politike, teksa drafti paraprak ka dalë në media.

Drafti adreson rekomandimet e ODIHR-it për fushatën zgjedhore, kuotat gjinore, financimin e fushatës, regjistrimin e subjekteve dhe abuzimin e administratës. KQZ-ja do të ndërtojë një portal për denoncime në lidhje me financimet. Subjektet zgjedhore janë të detyruara të paraqesin Raport Financiar për fushatën zgjedhore në KQZ brenda 60 ditëve nga shpallja e rezultatit të zgjedhjeve.

Share This Video


Download

  
Report form