Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ka dërguar komisionit të Reformës Zgjedhore Bylykbashi-Fino një listë me propozime për të ndërhyrë në kodin elektoral.
?Depolitizimi i komsioneve zgjedhore duke reduktuar ndikimin e partive politike ose ndryshuar formulën për përbërjen e tyre? është një ndër propozimet e 7-shes aktuale të KQZ-së.
Në rekomandime kërkohet dhe saktësimi i votave të nevojshme për të miratuar vendimarrjet në KQZ.
Në zgjedhjet e 2013-s pati një ngërç për shkak të dorëheqjes së 3 anëtareve.
Sipas KQZ-së në të gjithë reformat e deritanishme, fokusi ka qenë tek zgjedhjet e përgjithshme duke krijuar mangësi ligjore përsa i përket organizimit të zgjedhjeve vendore.
?Votimi për organet e qeverisjes vendore të bëhet sipas sistemit proporcional? propozon Lefterie Luzi për deputetet e reformës zgjedhore.
Nisur nga numri i madh i ankimimeve në Kolegj Zgjedhor dhe KQZ, duke vonuar shpalljen e rezultatit final, KQZ propozon që këto ankimime të bëhen kundrejt pagesës, për të frenuar tendencën bllokuese të partive humbëse.
Po ashtu një tjetër ndërhyrje në ligjin e zgjedhjeve është dhe monitorimi i shtypit të shkruar dhe portaleve online gjatë fushatës elektorale.
Detajimin e rregullave për regjistrimin e kandidatëve, duke përfshirë procedurat për mbledhjen, verifikimin, dhe vlefshmërinë e firmave mbështetëse