Drafti i reformës: KQZ-ja riformatohet dhe komisionerët s'do emërohen më nga partitë

Report TV 2019-11-06

Views 0

TIRANE-Komisionerët e zgjedhjeve nuk do të caktohen më nga partitë politike, nëpunës shtetërorë ose jo bazuar te kriteret e vendosura do të duhet të kalojë më parë nga Shkolla Shqiptare e Administratës Publike dhe të pajisen nga KQZ-ja me dëshminë e zyrtarit zgjedhor për t'u bë pjesë e menaxhimit të procesit.

Nesër paradite do të mblidhet Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, ndërsa Report Tv ka siguruar draftin e dytë të hartuar nga ekspertët që e vendos theksin te reformimi tërësor në tri nivele i administrimit zgjedhor në Shqipëri duke e depolitizuar. Me propozimet e reja, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) riformatohet si institucion me përgjegjësi të ndara, në kompetenca dhe autoritete ushtruese të tyre.

Share This Video


Download

  
Report form