#rtvora #tempora
Ministri në Detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj i ftuar në emisionin Tempora në RTV shprehu se takimi trepalësh i Ramës, Vucic dhe Zaev nuk është një nismë e mbyllur.
Cakaj: Ka filluar një nismë Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, e cila nuk është një nismë e mbyllur trilaterale. Është një takim trepalësh me përpjekje për t?u zgjeruar në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe është në nivel të diskutimeve, në nivel idesh që duhet të zhvillohen në nivel të projekteve konkrete.
Sonila Meço: Pse, kur nuk ka një strategji të ndërtuar fillimisht ajo shtrëngimi i dorës nuk mund të bëhet pasi janë hedhur strategji, të ketë një ide të qartë?
Cakaj: Për të krijuar strategji duhet të ketë takime dhe diskutime...
Sonila Meço: Por jo takime duarsh, sepse shtrëngimi i duarve tregon arritjen e një marrëveshjeje. Unë kam parasysh foton e zotit Rama, Vucic dhe Zaev që kanë vendosur duart mbi njëra-tjetrën që do të thotë që kanë arritur në një marrëveshje.
Cakaj: Jo, tani ky është interpretimi juaj por unë nuk di një njeri që të thotë se shtrëngimi i duarve tregon arritjen e një marrëveshjeje.
Sonila Meço: Pse nuk nisin procedurat për këtë gjë?
Cakaj: Për të nisur procedurat duhet të sqarohen shumë gjëra.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/shengeni-ballkanik-cakaj-nisma-trilaterale-jo-e-mbyllur
Ndiqni emisionin këtu: https://youtu.be/w1anXTXx4KA
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz