Zgjedhorja kusht i Bundestagut/ Soreca: Miratoni urgjent rekomandimet e OSBE

Report TV 2019-10-22

Views 0

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca, në intervistën për Report TV, foli për hapat e ardhshme që duhet të ndërmarrë Shqipëria, duke filluar nga reforma elektorale, e kërkuar edhe nga Bundestag-u gjerman. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se brenda dhjetorit do të miratohet faza e parë e reformës elektorale sipas sugjerimeve të OSBE-ODIHR. Në këtë fazë të pare, Rama nuk e konsideron të domosdoshme praninë e opozitës ekstraparlamentare, sepse thotë që kërkesat janë të shkruara. Kryediplomati i BE-së thotë se urgjente dhe e domosdoshme është vënia në zbatim e rekomandimeve të OSBE.

"Edhe Gjermania, nuk mund të zgjedhë për Shqipërinë se cilin, p.sh., sistem zgjedhor dëshiron Shqipëria që të përdorë në të ardhmen. Kështu që, sido që të jetë rasti, ne nuk mund të vëmë si zgjedhje p.sh., se çfarë sistemi zgjedhor do të zgjedhë Shqipëria ose aktorët politikë në Shqipëri. Kështu që për ne, ajo që është urgjente dhe e domosdoshme, është vënia në zbatim i rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it, siç është thënë në përfundimet e Këshillit të BE-së, në vitin 2018. Në rast se në Shqipëri vendoset që të hyhet në diskutime për një sistem të ardhshëm, këtë e kanë në dorë natyrisht partitë politike shqiptare. Ne e kuptojmë që ka disa limite të caktuara, disa kufij, p.sh. kohorë, sepse OSBE-ODIHR-i flet për një vit përpara zgjedhjeve të ardhshme për ndryshimin e sistemeve zgjedhore, në përgjithësi në parlamentet e veta, por ne e kuptojmë edhe vullnetin politik të atyre anëtarëve që do të donin të shikonin një sistem tjetër zgjedhor", tha Soreca.

Share This Video


Download

  
Report form