Përmes një postimi në twitter ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca ka reaguar lidhur me ligjin e anti-shpifjes. Soreca thekson se çdo ndryshim i projektligjit anti-shpifje duhet të bëhet në përputhje me rekomandimet e bëra nga Komisioni i Venecias. Sipas ambasadorit te BE përveçse rekomandimeve të bëra nga Venecia, autoritetet shqiptare duhet të konsultohen me organizatat mediatike kombëtare dhe ndërkombëtare. ?Çdo ndryshim i projektligjit anti-shpifje duhet të jetë në përputhje me rekomandimet e bëra nga Komisioni i Venecias. Autoritetet shqiptare janë zotuar që do të vazhdojnë të punojnë më këtë ligj duke i adresuar të gjitha çështjet e rekomanduara nga Venecia. Ne i kemi ndjekur me vëmendje deklaratat e bëra nga mazhoranca ditën e djeshme ku theksuan se do t?i ndjekin rekomandimet dhe se do të zhvillojnë konsultimet me të gjitha palët. Ne i inkurajojmë autoritetet shqiptare që të zhvillojnë konsultimet e duhura me çdo organizatë mediatike dhe me përfaqësuesit e shoqërisë civile duke marrë parasysh edhe rekomandimet e bëra nga organizatat mediatike kombëtare dhe ndërkombëtare?, thuhet ne postimin e ambasadorit Soreca. Ai shton me tej se do te ndiqen ne vazhdim të gjitha zhvillimet e rendësishme për këtë ligj, në mënyrë që paketa ligjore të jetë në përputhje të plotë me të gjitha standardet ndërkombëtare dhe evropiane. Ditët e fundit ka pasur reagime nga shoqatat e gazetareve që kanë kundështuar nisjen e shqyrtimit të paketës antishpifje në komsionet parlamentare, draft që ishte kundershtuar më herët prej tyre. Edhe kreu i shtetit Ilir Meta përmes një reagimi gjatw fundjjavws ka kërkuar që të hiqet dorë nga miratimi paketës antishpifje në mungesë të transparëencës dhe pa përfshirë në të opinionin e komisionit të Venecias. sipas metës ligji qe po shqyrtiohet ne fshehtesi ka si qëllim të godasë, intimidojë dhe të mbyllë gojën e mediave kritike.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Antishpifje#Soreca#TopChannel