Në të parin reagim pas zgjedhjeve të 30 Qershorit, Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca u ka bërë thirrje palëve politike të angazhohen urgjentisht në një dialog politik për të kapërcyer situatën aktuale.
?Është koha që qeveria, opozita dhe institucionet të tregojnë pjekuri politike dhe të angazhohen urgjentisht në një dialog politik për të kapërcyer situatën aktuale. Liderët politikë duhet të përqendrojnë përpjekjet e tyre në këto objektiva në pikëpamje të vendimit vendimtar të KE-së në Tetor?.
Në një seri postimesh në rrjetin social Twitter, diplomati europian thotë se është koha për të ecur përpara me reformat e sundimit të ligjit dhe në veçanti atë të reformës në drejtësi, të cilën e quan të pakthyeshme. Adresimin e mosmarrëveshjeve lidhur me zgjedhjet ai e sheh të lidhur me Gjykatën Kushtetuese.
?Fokusi tani është krijimi i SPAK dhe sjellja e Gjykatës Kushtetuese përsëri në funksionalitetin e saj. Pasi të përfundojë rigorozisht verifikimi i kandidatëve, SPAK do të lejojë të përmirësojë më tej luftën e saj kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa Gjykata do të jetë në gjendje të sqarojë të gjitha çështjet e pazgjidhura që kanë të bëjnë me të drejtat kushtetuese, duke përfshirë çështjet e zgjedhjeve?.
Ambasadori i BE-se thotë se prokuroritë duhet të hetojnë çdo formë të krimit të organizuar, ndërsa kërkon që puna ndërpartiake duhet të rifillojë me shpejtësi në për reformën elektorale.
Sipas tij, zbatimi i reformës në drejtësi vazhdon dhe është një proces i pakthyeshëm, duke shtuar se fokusi tani është krijimi i Prokurorisë Speciale dhe sjellja e Gjykatës Kushtetuese në funksionalitetin e saj.
Ai thotë se pasi të përfundojë rigorozisht verifikimi i kandidatëve, SPAK do të përmirësojë më tej luftën e kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa Gjykata do të jetë në gjendje të sqarojë të gjitha çështjet e pazgjidhura që kanë të bëjnë me të drejtat kushtetuese, duke përfshirë çështjet e zgjedhjeve. Ambasadori i BE-se po ashtu kërkon që puna ndërpartiake duhet të rifillojë me shpejtësi në për reformën elektorale.
Tv Klan