http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ambasadori i BE, Luigi Soreca i pranishëm në një aktivitet tek Ministria e Mbrojtjes mbi mbrojtjen civile pas tërmetit të fundit, ka komentuar edhe situatën politike ne vend dhe hapjen e mundshme të negociatave. Fillimisht ai komentoi vendimin e Bundestagut për ti dhënë mbështetje pozitive Shqiperisë në këtë process. ? Jam shumë i kënaqur për këtë rezolutë kaq të rëndësishme që ka ndërmarrë Bundestagu. Bundestagu gjerman thjesht njohu ecurinë e mjaftueshme që kishte bërë Shqipëria, duke identifikuar po ashtu disa fusha që ishin identifikuar më parë në Shqipëri, kështu që nuk do flas për kushte të reja. Ajo që është kërkuar nga Bundestagu dhe në rast se miratohet edhe nga konferenca edhe nga këshilli i BE, eshte qe në atë periudhë ndërmjet këtij vendimi dhe konferencës së parë të bëhen dy gjëra, pra dy kushte. Më lejoni të them se është celja zyrtare e negociatave që do ndodhë në këtë konferencë ndërqeveritare, këtë dua ta theksoj, celja zyrtare e negociatave do bëhet në këtë konference, deklaroi Soreca. Më tej Ambasadori i BE, deklaroi se të gjithë faktoret politik në vend duhet të kontribuojnë në realizimin e këtyre kushteve që ka vendosur Gjermania. Por Soreca tha se palet politike duhet të ndërmarrin veprime konkrete në të mirë të reformave, sic permendi vendimin e Bashës për të dërguar përfaqësues tek tryeza për reformen zgjedhore.