Balla: Ne vjeshte adoptojme rekomandimet e OSBE-ODHIR

RTV KLAN 2018-07-17

Views 0

Socialistët janë të bindur se në Shtator do të përmbyllin me sukses përfshirjen e rekomandimeve të OSBE-ODIHR-it në dokumentin e Reformës Zgjedhore. Këtë çështje kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla e ndau në një takim që pati drejtuesin e socialdemokrat në Asamblenë e Këshillit të Europës, Frank Schëabe.

"Janë kuadri dhe shinat mbi të cilat ne duhet të përmbyllim brenda fillim vjeshtës së këtij viti miratimin në Kuvend të këtyre rekomandimeve në kuadër të Reformës Zgjedhore".

Deputeti gjerman vlerësoi arritjet e Reformës në Drejtësi, ndërsa Taulant Balla u shfaq optimist se me këto ritme do të tejkalohet ngërçi i krijuar në disa institucione.

"Në Shqipëri shikoj progres, shikoj rezultatet e Reformës në Drejtësi dhe dua të jap mesazhin se duhet të vazhdohet në drejtim të konsolidimit të Reformës në Drejtësi dhe të shohim përpara në lidhje me integrimin e Shqipërisë në BE", tha deputeti gjerman.

"Procesi i vettingut po ecën me ritme shumë të mira dhe në një kohë të shkurtër institucionet e reja të drejtësisë do të jenë funksionale", u shpreh Balla.

Deputeti gjerman tha më tej se në vizitën 24 orëshe që zhvilloi në Tiranë diskutoi mbi çështje që kanë të bëjnë me forcimin e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe të drejtat e njeriut.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form