VLORË- Tre persona janë ndaluar nga policia në portin e Vlorës pasi në mjetin me të cilin po udhëtonin u gjetën 20 kg lëndë narkotike. Mësohet se policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe dy gra të cilat ndodheshin një mjet me të në momentin e kontrollit.
Ata po udhëtonin drejt Italisë. Lënda narkotike ishte fshehur në sediljen e pasme të automjetit tip Benz me targa gjermane.