Vlorë, sekuestrohen 1.6 ton drogë, do trafikohej drejt Italisë me gomone

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 2

Plot 1 ton e 600 kg drogë e llojit kanabis ishte bërë gati të transportohej me gomone drejt Italisë nga zona e Hidrovorit në Vlorë. (Ne foto: Droga e sekuestruar dje në Vlorë)
Pikërisht në këtë zonë më 19 shkurt u zbulua dhe një tunel i gjatë 25 metra që shfrytëzohej nga trafikantët për të fshehur mjetet motorike me të cilën kryenin transportin e drogës drejt vendit fqinj.
Përmes një njoftimi për shtyp policia e Vlorës saktësoi sot se sasia e drogës së sekuestruar dje ishte 1.6 ton dhe jo 2 ton. Megjithatë shton se kjo është sasia më e madhe e sekuestruar për këtë vit në një operacion të vetëm policor.
Akërni, fshati ku u fshihet droga
Plazhi i Hidrovorit në pyllin e Akërnisë ndodhet në afërsi të komunës Novoselë. Ky plazh ndodhet pranë grykëderdhjes së Vjosës, dhe kjo zone në vitet 1997 dhe më tej përdorej si strehë për gomonet të cilat trafikonin klandestinë dhe ngarkesa të mëdha me lëndë narkotike drejt Italisë.
Pikërisht këtu në shkurt të këtij viti u zbulua dhe tuneli që trafikantët kishin ndërtuar për të fshehur mjetet motorike, ndërsa dje ishte bërë gati transportimi i 1.6 ton kanabis drejt vendit fqinj.
Ndërkohë më 31 mars u asgjësua një parcelë me 500 rrënjë kanabis.
Drogë gati drejt Italisë , kapet zetoristi, ikin trafikantët
Droga u gjet në një furgon të bardhë me targa AA507BU që pritej të ngarkohej në gomone dhe të nisej drej Italisë. Blutë e Vlorës kanë sekuestruar edhe mjetin tip furgon një zetor 2 fuoristrada dhe 15 bidonë me benzinë si dhe një zetor i cili mendohet se shërbente për të transportuar mjetin lundrues nga toka në det.
Deri tani policia ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e zetorit ndërsa janë shpallur në kërkim edhe pesë persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet trafiku. Operacioni u kodua "Eklips 2014"
Sipas policisë targa e mjetit ku u gjet droga ishte e vjedhur në Gjirokastër nga trafikantët.

Share This Video


Download

  
Report form