Report TV - Durrës, sekuestrohen 111 kg drogë në Port, po transportohej drejt Italisë

Report TV 2016-09-26

Views 2

Policia kufitare e portit të Durrësit ka sekuestruar sot 11 kilogram lëndë narkotike kanabis sativa, ndërkohë që ka vënë në pranga transportuesin e drogës.

Siç bën të ditur policia e qytetit bregdetar, droga është gjetur e sekuestruar gjatë orëve të vona të natës së kaluar, pas kontrollit në Skaner të automjetit tip ?Renault?, me targë AA241ND, ku u dallua një send i dyshimtë, e kanë kaluar këtë automjet për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë.

Nga kontrolli i imtësishëm i kryer në vijën e dytë në krye të karrocerisë në brendësi të saj u gjetën të fshehura 66 pako të mbështjella me natriban, gjithsej 111 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Menjëherë në pranga u vu transportuesi Artur Gjergji, 27-vjeç , banues në Durrës, ndërkohë që grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve"parashikuar në nenin 283/a të Kodit Penal.

Share This Video


Download

  
Report form