Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një shpërthim i fuqishëm tritoli u regjistrua në Vlorë mëngjesin e sotëm.
Lënda plasëse ishte vendosur në makinë të parkuar në lagjen "24 Maji" të qytetit bregdetar.
Shpërthimi është dëgjuar në orën 7:30, në afërsi të Stacionit të Trenit, ndërsa makina me targa AA 720 FD rezulton në pronësi të 30 vjeçarit, Agim Islamaj.
Shpërthimi ka ndodhur në një kohë kur sipas burimeve, pronari i mjetit bashkë me familjarë po shkonte drejt makinës.
Mbi këtë fakt, grupi hetimor ka ngritur dyshimin se shpërthimi është një mesazh për të ose për njerëz të tjerë të lidhur me 30 vjeçarin.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shperthim-ne-vlore-tritol-automjetit-ne-parkim