http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pas arrestimitdhe dënimit me 30 ditë paraburgim të prokurores speciale në Maqedoninë e veriut, Katica Janeva, e cila tashmë është e dyshuara e tretë për rastin ?Zhvatja?, kryeministri Zoran Zaev ka mbledhur organet më të larta të LSDM-së.Në një konferencë për shtyp Zaev bëri të ditur se do të vijojë reformimi i qeverisë dhe gjithashtu mohoi lidhjet me të dyshuarin Boki 13.ZORAN ZAEV KRYEMINISTER I MAQEDONISE SE VERIUT?Çdokush që shkel ligjin do të përgjigjet para organeve të drejtësisë. Në mbledhjen e Këshillit kemi riafirmuar të gjitha vendimet, deklaratat për luftë të pa kompromis kundër krimit dhe jam krenar që si pushtet ekzekutiv kemi mundësuar që sistemi I drejtësisë të jetë I pavarur. Dua të theksoj edhe njëherë se me Bojan Jovanovskin, asnjëherë nuk kam biseduar për atë që është dëgjuar në video-incizimin e publikuar nga gazetari Italian."Kryeministri Zaev gjithashtu ka thënë se tashmë Këshilli i Prokurorëve duhet të zgjedhë personin që do të zëvendësojë Janevën në mënyrë që institucioni të funksionojë normalisht.Ndërkohë, Katica Janevës iu mohua ankimimi për pezullimin e dënimit.Këshilli Qëndror i LSDM-së vendosi të propozojë Nina Angellovskën si ministre të re të financave. Përveç vendimit për Angellovskën janë caktuar edhe zëvendësministrat e rinj të arsimit, Elizabeta Naumovska, të ekonomisë Kire Kolemishevski ndërsa për sistem politik, Nexhat Memedoviq.Propozimet të premten pritet të dërgohen në Kuvend për miratim.