Ivanov: Zaev te japë garanci. Xhaferri: Kam mbështetjen e SHBA - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-05

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i Maqedonisë Gjeorgje Ivanov zbut tonet pas takimit me zv/ndihmës sekretarin amerikan te shtetit Hojt Brajan Ji. Ne njoftim per shtyp te kabinetit te presidentit theksohet se Ivanov i kërkon Zoran Zaev te jape garanci se do te mbroje unitetin e kombit dhe do te respektoje Kushtetutën e Maqedonisë. ?Platforma e Tiranës nuk mund te jete nje kusht ose nje baze per krijimin e qeverise?, mësohet t?i kete thënë Ivanov zyrtarit te larte te departamentit te shtetit. Presidenti i ka dërguar nje apel forcave politike te bëjnë thirrje per vetëpërmbajtje e dialog, pas dhunës se te enjtes ne parlament.Ivanov i kerkoi gjithashtu ndihme SHBA-ve ne tejkalimin e pengesave qe pamundësojnë shumicën parlamentare te marre mandatin per qeverinë. Ndërsa kryetari i Kuvendit Talat Xhaferri deklaroi pas takimit me diplomatin e larte amerikane se e kishte informuar atë per zhvillimet e fundit qe pasuan zgjedhjen e tij, duke marre njëkohësisht edhe mbështetjen e tij.Xhaferri mësohet t?i kete thënë zyrtarit amerikane se: ?Si oficer që jam, nuk di të tërhiqem mbrapa, por do vazhdojë në rrugën time si kryetar i Kuvendit për të formuar Qeverinë e re dhe institucionet e tjetra të vendit?. Ji e vazhdon vizitën e tij dyditore ne Maqedoni me takime me Zoran Zaev e Nikolla Gruevskin.

Share This Video


Download

  
Report form