Zeqiri: Ivanov do t’i japë mandatin Zaev - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-06

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Deputeti shqiptar i LSDM-se Muhamed Zeqiri e cilëson sulm terrorist atë qe ndodhi te enjten e kaluar ne parlamentin e Maqedonisë. Ne nje interviste per emisionin ?Dritare? ne Vizion Plus, ai thotë se bandat e armatosura, te udhëhequra nga partia e Gruevskit, kishin marre direktiva te posaçme, për te sulmuar deputete te caktuar.?Unë nuk i quaj ata protestues, ai ishte për mua sulm terrorist i grupeve të caktuara nën udhëheqjen e partisë, tashmë opozitare, VMRO DPMNE. Ajo që ndodhi ishte pasqyra më e mirë dhe tregoi fytyrën e vërtetë të kësaj partie, se në çfarë forme ata e kanë ushtruar pushtetin në këto vite. Ata kishin të targetuar njerëzit dhe deputetët kë duhet të sulmonin. Nuk ishin target i tyre të gjithë deputetët. Gjithçka ishte e planifikuar dhe e mirë organizuar. Njerëzit me maska ishin të armatosur, ishin me radio lidhje dhe atyre dikush ua hapi dyert.?Sipas Zeqirit, pas vizitës se zyrtarit te larte amerikan ne Shkup, presidenti Ivanov dha sinjale e para te tërheqjes.?Takimi me Ivanov dhe komunikata që doli pas atij takimi nga Presidenca, është sinjali i parë se presidenti fillon të zbusë tonet dhe se do ta japë mandatimin. Mbetet në ditët në vazhdim që kryetari i ri i Parlamentit ta njoftojë zyrtarisht Presidentin Ivanov se ekziston shumica parlamentare dhe se kërkon t?i jepet mandati për formimin e qeverisë së Zoran Zaev?.Zeqiri thekson se shumica parlamentare është e vendosur te ece përpara me formimin e qeverise pavarësisht kërcënimeve.

Share This Video


Download

  
Report form