http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka komentuar mbremjen e te martes arratisjen e Nikola Gruevskit drejt Hungarisë si dhe marreveshjen me Greqine.I ftuar në emisionin ?Programi 200? ne televizionin Alsat-M, Zaev deklaroi se është në pritje të përfundimit të hetimeve me qëllim që të zbulojë se kush është përgjegjësi për arratisjen e ish-kryeministrit.?Më dhemb se kërkojnë përgjegjësi nga Oliveri dhe të tjerë, por le të mbaroj hetimi dhe pastaj do të shohim se kush ka përgjegjësi dhe gjithsesi se do të ketë përgjegjësi. Por duhet të mbaroj hetimi?Ndërsa sa I takon marrëveshjes së Prespës, Zaev tha se beson tek homologu I tij grek Aleksis Tsipras.?Nuk mund që të mos kem besim tek kolegu im i dashur Aleksis Cipras. Ne kemi vënë firmat tona. Hapi i parë ishte tek ne. Arritëm ne, besoj që do të arrijnë edhe ata. Me Ciprasin jam dëgjuar menjëherë pas votimit në parlamentin tonë, ishte i pari që mu lajmërua më uroi dhe tha se tani radha është e imja?