Marrëveshja e Prespës në parlament - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-01-20

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri grek Aleksis Cipras ka depozituar projektligjin për Marrëveshjen e Prespës në parlamentin grek. Ligjvënësit do të debatojnë këtë javë dhe më pas marrëveshja do të kalojë për votim më 25 janar. Nëse ligjvënësit i japin dritën jeshile, sipas marrëveshjes së nënshkruar nga kryeministri grek Cipras dhe ai maqedonas Zoran Zaev më 17 qershor 2018, vendi fqinj do të njihet me emrin e ri Republika e Maqedonisë së Veriut. Edhe pse klima politike në Athinë duket jo e qetë pas largimit të partnerit të qeverisë së Cipras nga koalicioni, Panos Kammenos, kryeministri grek duket i qetë për shkak se ai ka siguruar shumicën e 151 votave. Përveç 145 ligjvënësve të Syrizës, kryeministri Csipras do të ketë votat e tre deputetëve të partisë Potami, të dy deputetëve nga partia aleate e ish ministrit të Mbrojtjes Panos Kammenos dhe një të një deputeti të pavarur. Megjithatë marrëveshja pritet të marrë aprovimin e kryetarëve të grupeve parlamentare e më pas, edhe të shumicës. Nga ana tjetër, në Athinë janë lajmëruar protesta kundër marrëveshjes së Prespës, miratimi i së cilës në parlamentin grek, do të shënonte aderimin e Maqedonisë në NATO.

Share This Video


Download

  
Report form