TIRANË- Ish-kreu i Bashkisë së Durrësit është thirrur për herë të dytë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dëshmuar lidhur me dosjen "339". Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta mëson ekskluzivisht se Dako pritet që të dëshmojë të Krimet në muajin shtator, por ende nuk ka një datë fikse.
Ky vendim vjen pak ditë pas refuzimit të vizës nga SHBA-ja për ish-kryebashkiakun dhe familjen e tij, por edhe deklaratës së Zëvendës Ndihmës-Sekretar i Shtetit, Matthew Palmer se SHBA-ja ka dëshmi të forta për përfshirjen e tij në korrupsion.
Për herë të parë, Dako u pyet nga dy prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prençi më 18 maj, ku për 5 orë ish-kryebashkiaku u mor në pyetje për dyshimin se ka marrë pjesë në një rrjet për shit-blerje votash në zgjedhjet e vitit 2017