Report TV - Gjykata e Krimeve të Rënda shtyn gjyqin për dosjen 'Treblova'

Report TV 2018-05-09

Views 2

Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë gjyqin për dosjen ?Treblova?, ku më parë u sekuestruan 2.4 tonë kanabis. Shkak për shtyrjen e gjyqit te Krimet e Rënda është bërë mos arrestimi i dy personave, shtetasve Gjovalin Baco dhe Reshat Radhima.

Ndërkohë, gjykata i është drejtuar kreut të Policisë së Shtetit, Haki Çako, ku i kërkon të sqarojë pse policia nuk ka kryer kontrolle sipas urdhrit të gjykatës. Sipas gjykatës, është dhënë urdhër për kontrollin e banesave të këtyre dy të pandehurve, por nuk është zbatuar ky urdhër nga policia.

Në seancën e sotme u paraqit një deklaratë noteriale, në të cilën thuhej se personi me masë sigurie ?arrest me burg? dhe në kërkim, Gjovalin Baco, ka deklaruar se ka dijeni për gjyqin sot, por nuk do të paraqitet dhe do të përfaqësohet me avokat.

Share This Video


Download

  
Report form