Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Prokuroria e Krimeve të Rënda vijon hetimet me akuzën e korrupsionit për tre gjyqtarët e gjykatës në Apelin e Durrësit të cilët vijojnë të qëndrojnë në detyrë pavarësisht kërkesës për pezullimin nga detyra. Organi i akuzës ka thirrur për të dëshmuar biznesmenin e përfshirë në këtë çështje i cili mendohet se u ka ofruar favore gjyqtarëve në këmbim të një vendimi pro tij.
Pavarësisht refuzimit nga ana e gjykatës për t?i pezulluar nga detyra tre gjyqtarët e Apelit në Durrës, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vijuar hetimet ndaj tyre me akuzën e korrupsionit.
Organi i akuzës ka thirrur për të dëshmuar për këtë çështje biznesmenin Naim Sadik, i cili do të japë shpjegime në lidhje me hetimin per korrupsion që po zhvillohet ndaj tre gjyqtarëve të apelit në Durrës.
Sipas hetimeve të prokurorisë Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno dyshohet të kenë pranuar favore nga ky biznesmen në këmbim të dhënies së një vendimi gjyqësor sipas kërkesës së sipërmarrësit.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/krimet-e-renda-hetojne-tre-gjyqtaret-e-durresit-thirret-deshmi-biznesmeni