Report Tv-Jepet pretenca te Krimet e Rënda/ 17 vite burg për Shullazin

Report TV 2018-10-02

Views 2

TIRANË - Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 17 vite burg për Emiljano Shullazin dhe 64 vite për të gjithë anëtarët e bandës. Pretenca është përgatitur nga prokurorët Donika Prela, Besnik Muçi, Anton Martini dhe Gent Osmani. Vetë drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda nuk ka qenë e pranishme në seancë, por është përfaqësuar nga tre prokurorët e tjerë. Krahas Shullazit, më konkretisht për Gilmando Danin prokuroria ka kërkuar 15 vite burg, për Blerim Shullazin 10 vite burg, Endrit Qyqja 11 vite burg si dhe 11 vite burg për Endrit Zelën. Pretenca e Prokurorisë është dhënë në mungesë, pasi asnjë prej anëtarëve të bandës nuk kanë qenë të pranishëm në seancën gjyqësore. Seanca e sotme te Krimet e Rënda është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie nga Policia e Shtetit.

Pretenca e Prokurorisë për bandën e Shullazit:

Emiljano Shullazi - 17 vite burg

Gilmando Dani - 15 vite burg

Blerim Shullazi - 10 vite burg

Endrit Qyqja - 11 vite burg

Endrit Zela - 11 vite burg

Në ambientet e Gjykatës së Krimeve të Rënda janë parë edhe përfaqësues të ambasadës gjermane dhe asaj amerikane. Seanca te Krimet e Rënda nisi në orën 09:00, ndërsa të pandehurit u mbrojtën nga avokatët.

Share This Video


Download

  
Report form