Rikualifikohet blloku i banimit në rrugën “Frederik Shiroka” - Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-07-28

Views 2

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Rrugë më të mira, trotuare më të gjera, hapësira çlodhës edhe një kënd i ri lojërash për fëmijët, është pamja që të dhuron sot blloku i banimit ?Frederik Shiroka? në Njësinë 7.Në përfundim të punimeve, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shprehu vendosmërinë për të vijuar edhe në mandatin e dytë ndërhyrjet kapilare në çdo lagje.?Është një gëzim i jashtëzakonshëm kur takoj banorët dhe marrim uratat e tyre për një punë të shkëlqyer për transformimin e bllokut ?Frederik Shiroka?. Është një lloj kirurgjie që po bëjmë në të gjitha cepat e Tiranës, edhe në skutat e xhepat më të thella. Jam krenar për skuadrën tonë, e cila është fushatë, s?është fushatë, ka diell, ka shi, se janë pushime, se është kohë pune, ka ecur përpara. Ndihem mirënjohës për të gjithë ata që i kaluan ditët e nxehta të kësaj vere duke transformuar këtë bllok, dhe mezi pres që të shoh se si do të kalojmë në blloqet e tjera, si efekt domino, në të gjithë Tiranën?.Veliaj nënvizoi se vota masive e dhënë më 30 qershor, tregoi qartë se ajo që duan qytetarët është më shumë punë për rrugë e hapësira të gjelbra.?Njësia 7, në 30 qershor, na dha një mandat të jashtëzakonshëm për të bërë më shumë punë; na tha nuk duam të merremi me hallet e politikanëve që nuk duan të marrin pjesë në zgjedhje, duam të zgjidhim hallet tona. Besoj se kemi zgjidhur hallet e njerëzve që kanë nevojë për asfalt, kanalizime, ndriçim, një kënd lojërash për fëmijët, një hapësirë të gjelbër për të moshuarit dhe stola ku mund të kalojnë pasditen. Për këto halle u zgjodhëm?.Kryebashkiaku vlerësoi komunitetin e kësaj zone për bashkëpunimin e treguar në tërheqjen e mureve rrethues për të liruar hapësira. Veliaj i siguroi ata se për të mbajtur premtimet nuk do të priten 4 vite.?I garantoj se nuk do presim 4 vjet për të mbajtur premtimet. Nuk kemi pritur as 4 javë që ta mbanim premtimin në këtë zonë, dhe nuk do presim asnjë orë më shumë për të mbajtur premtimet kudo ku kemi front për të punuar. Do mirëkuptim, do dikë që të tërheqë avllinë, gardhin, të ulë muret, që të fitojmë një hapësirë publike që më përpara ishte një mini-landfill i lagjes. Në këtë komunitet kemi patur shumë shokë e miq, që u bënë bashkë për të mirën e përbashkët, dhe dua t?i falenderoj me gjithë zemër?.

Share This Video


Download

  
Report form