Transformohet blloku i banimit “Frederik Shiroka”, Veliaj: E nisëm me marshin e pestë

Report TV 2019-01-11

Views 0

Nga rrugët me çakull e gropa pa fund, ku mungonte thuajse çdo element i zhvillimit urban, blloku i banimit ?Frederik Shiroka? në Njësinë 7 po merr një pamje krejt të re. Projekti i rikualifikimit të plotë urban i kësaj zone u siguron banorëve të lagjes rrugë më mira, trotuare, hapësira rekreative, si dhe një kënd lojërash për fëmijë. Gjatë inspektimit të punimeve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi se këtë vit fokusi do të jetë tek investimet në çdo lagje e periferi të kryeqytetit.

Jam shumë i lumtur që e kemi filluar vitin e ri me marshin e pestë, kur vjen puna tek ndërhyrjet kapilare. Në këtë vit të fundit të mandatit, fokus do të jenë ndërhyrjet nëpër lagje dhe në periferi, për t?u siguruar që siç është punuar me të njëjtin cilësi në sheshin ?Skënderbej?, tek Pazari i Ri, Liqeni, kështu të punohet në çdo cep të Tiranës. Njësia 7 është ndoshta një nga njësitë më të populluara, ndoshta një qytet i dytë pas Tiranës, ndaj fakti që blloku ?Frederik Shiroka? e nis me këmbë të mbarë këtë vit të ri, besoj se është një lajm i mirë për të gjithë banorët. Puna fillon në zemër të Tiranës dhe mbaron në periferi, deri te Dogana ose Terminali i Autobusëve. I kemi marrë blloqet mbarë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj
Veliaj vuri theksin tek mbështetja buxhetore e këtij viti për investime të tilla dhe falënderoi banorët të cilët kanë qenë bashkëpunues për të liruar hapësirat e zaptuara.

Qytetarët kanë bashkëpunuar, kanë tërhequr muret, kanë lejuar një trotuar, kanë liruar disa hapësira të zaptuara për të bërë një kënd lodrash. Bashkimi bën fuqinë! Po të jemi të bashkuar dhe po të jemi të gjithë bashkëpunues, siç kemi qenë deri tani, nëse na lejon moti, në kohë rekord do vazhdojmë me asfaltin, me sinjalistikën. Jemi kujdesur që të ketë një proporcion të drejtë midis hapësirave rekreative, kënde lojërash dhe hapësirave për makinat. Pra, as nuk po e kthejmë të gjithën në kënd lojërash, se sigurisht që duhet të ketë makina, po as mund ta bëjmë të gjithë parking.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Share This Video


Download

  
Report form