Rikualifikohet blloku i banimit në Njësinë 7/ Veliaj: Nuk do presim 4 vjet për të mbajtur premtimet

Report TV 2019-07-28

Views 0

TIRANË- Në përfundim të punimeve në bllokun e banimit në njësinë 7, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shprehu vendosmërinë për të vijuar edhe në mandatin e dytë ndërhyrjet kapilare në çdo lagje.

?Është një gëzim i jashtëzakonshëm kur takoj banorët dhe marrim uratat e tyre për një punë të shkëlqyer për transformimin e bllokut ?Frederik Shiroka?. Është një lloj kirurgjie që po bëjmë në të gjitha cepat e Tiranës, edhe në skutat e xhepat më të thella?, tha kryebashkiaku Veliaj.

Ai siguroi se puna do të vijojë gjithë verës edhe në zonat tjera të kryeqytetit, për të rikualifikuar blloqet e banimit. ?Jam krenar për skuadrën tonë, e cila është fushatë, s?është fushatë, ka diell, ka shi, se janë pushime, se është kohë pune, ka ecur përpara. Ndihem mirënjohës për të gjithë ata që i kaluan ditët e nxehta të kësaj vere duke transformuar këtë bllok, dhe mezi pres që të shoh se si do të kalojmë në blloqet e tjera, si efekt domino, në të gjithë Tiranën?, u shpreh ai.

Share This Video


Download

  
Report form