Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bashkia e Tiranës ndërhyri në një nga blloqet urbane në Shkozë, për shkak të problematikave të mbartuara në vite në të, duke sjellw një sërë vështirwsish nw jetesën për banorët e zonës. Në vijmësi të investimeve në këtë bllok banimi, kryebashkiaku Veliaj tha se zonë është shndërruar në një hapësirë model urbane.
Veliaj: ?Kjo lagje quhet lagja e ?Shkretëve? dhe në fakt, fjala e shkretë i shkonte fare mirë sepse ishte një hapësirë me dhe, llucë, baltë, e zhytur terr dhe kaos urban. Sot lagja ka pësuar një transformim të madh. Kaluam nga dheu në asfalt, nga terri në ndriçim LED, nga kaosi në sinjalistikë moderne, nga mungesa e ujit dhe e plehrave mullar, në një situatë ku lagja ka rrjetin më modern të mbledhjes së mbeturinave në qytet. Pra, si dita me natën?.
Veliaj garantoi qytetarët se angazhimi në punët publike të qytetit dhe investimet në të, nuk është çështje sezoni dhe zgjedhjesh.
Veliaj: ?Nuk pritëm të vijnë zgjedhjet, ato janë një vit e gjysmë larg. Nëse fjala jepet duhet të mbahet. Më vjen mirë edhe për bashkëpunimin që patëm me qytetarët. Ky ka qenë një dimër i jashtëzakonshëm me shira dhe fakti që, në kohë rekord, fill pas shirave, arritëm të rikuperonim ditët e humbura prej motit, më bën të ndihem shumë krenar për stafin e Bashkisë së Tiranës dhe për të gjithë ata që kontribuojnë, duke filluar nga deputetja, administratorja, këshilltarët.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/transformohet-blloku-i-banimit-ne-shkoze