http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Abuzimet e kryera në ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan, e cila prej 7 vitesh ende nuk ka mbaruar, janë të shumëllojshme me shërbime që nuk justifikojnë koston. KLSH në një audit të kryer në 2016 ka evidentuar shkelje me një dëm miliona dollarë.
Një nga abuzimet është edhe shërbimi taksi.
?Nga auditimi u konstatua se Dega e Financës kryen pagesa fikse në vlerat tavan të përcaktuara në kontratën e lidhur mes palëve, duke mos marrë në konsideratë faturat tatimore të lëshuara, si dhe duke mos i bazuar këto shpenzime në dokumente mbështetëse justifikuese të detajuara, kjo kryesisht për rastin e shpenzimeve për shërbimin taksi, për të cilin është shpenzuar pa ekonomicitet vlera totale prej 15,000 USD.?
Sa i përket rrëshqitjeve në zonën e Ibës, ekspertët e ARRSH kanë bërë një përllogaritje të dëmit pa u thelluar në analiza, por mbi të gjitha shifra nuk ka marrë as miratimin e bankës islamike për zhvillim, si financuesi kryesor.
?Nga ana e Supervizorit dhe e Njësisë së Menaxhimit të Projektit është miratuar edhe ndryshimi i projektit për rrëshqitjen e Ibës me vlerë 8,6 milione dollarë. Ky ndryshim nuk ka marrë miratimin përfundimtar nga BIZH. Po ashtu është përfshirë vlera 250,000 USD për realizimin e vizatimeve dhe vlera 85,650 USD për monitorimin gjeoteknik në kundërshtim me kushtet e përgjithshme të Kontratës ?Vlerësimi inxhinierik.?
Një tjetër shifër e pajustifikueshme për KLSH është edhe spostimi i shtyllave të tensionit të lartë.
?Vlera 350,000 USD dhe rialokimi i shtyllave të tensionit të lartë është bere pa asnjë përllogaritje.?
Por mbi të gjitha, ecuria e punimeve në këtë vepër publike ka një zvarritje të pa argumentueshme.
?Nga auditimi rezulton se, përgjatë një periudhe 19 mujore (periudha mes dy auditimeve) është realizuar vetëm 22 % e punimeve. Duke marrë në konsideratë afatin e përcaktuar në kontratë për përfundimin e veprës për 490 ditë ose 16.3 muaj, progresi i punimeve është shumë i ulët.?
Për të gjitha këto shkelje, por edhe të tjera të cilat prokuroria ka nisur hetimet lidhur me shpërdorimin e detyrës nga ana e zyrtarëve të Autoritet Rrugor Shqiptar.