Shkeljet ne rrugën Tiranë–Elbasan, kallezohen tre zyrtarë te ARRSH

RTV KLAN 2018-05-10

Views 2

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri ka kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Krimeve të Rënda 2 ish-zyrtarë të lartë të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe një drejtues aktual të projektit Tiranë ? Elbasan.

Dashamir Xhika, ish-drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor, Aksel Qurduka, ish?drejtues i njësisë së menaxhimit të projektit të rrugës Tiranë?Elbasan dhe Albens Alite, drejtor aktual i menaxhimit të këtij projekti, akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën duke sjellë pasoja financiare për buxhetin e shtetit me vlerë 54 milion dollarë. Po ashtu një tjetër shkelje e disiplinës buxhetore është dhe kontraktimi i punimeve pa pasur fond për këtë rrugë në masën 16 milion dollarë.

Raporti i auditit të segmentit Tiranë?Elbasan, ka zbuluar se tre zyrtarët dhe disa persona të tjerë të paidentifikuar, veçmas dhe në bashkëpunim kanë kryer veprime dhe mosveprime të cilat të cilat kanë sjellë pasoja financiar për buxhetin e shtetit dhe të publikut, duke i sjellë fitime të padrejta subjekteve private, të cilat janë kontraktuar për projektin e rrugës Tiranë?Elbasan.

Në dokumentin e dërguar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda thuhet se personat e kallëzuar, krijojnë bindjen e arsyeshme se veprimet e marra nga ta, kanë pasur qëllime korruptive për përfitime të parregullta personale.
Aty listohen shkeljet e konstatuara, ku disa janë tjetërsime çmimesh të lidhur na kontrata dhe mospërputhje të çmimit që është aplikuar nga kompania në zbatimin e projektit dhe asaj që është llogaritur në kontratë nga Autoriteti Rrugor.

Share This Video


Download

  
Report form