Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dërguar për ndjekje penale Drejtorin e Njësisë së Menaxhimit të Projektit të Rrugës Tiranë Elbasan Aksel Qorduka.
Në një komunikatë për shtyp, KLSH sqaron se nga auditimi në këtë njësi u konstatuan pagesa ndaj kontraktorëve privatë të dhëna në kundërshtim me kontratën e punimeve, si dhe keqmenaxhim i fondeve.