http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prania e akullit në rrugë ka sjellë aksidentet e para në vend, ku mbetën të plagosur dy persona.
Dy makina u përplasen me njëra tjetrën mesditën e kësaj të enjteje në rrugën nacionale Peshkopi-Tiranë, pranë rrethrrotullimit të Maqellarës.
Dy të plagosurit u dërguan me urgjencë në Spitalin e Peshkopisë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Edhe në Elbasan një 75 vjeçar mbeti i plagosur, pasi u përplas nga një mjet. Sipas policisë në momentin e aksidentit i moshuari po lëvizte me një motoçikletë në rrugën e re të trenit në Elbasan.
I aksidentuari është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë shoferi i mjetit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, duke mos i dhëne as ndihmën e pare te moshuarit.