DURRËS- Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj, në vijim të zbatimit të Planit Operacional Anti ? Informalitet zhvilloi një inspektim në zonën bregdetare të Durrësit nga Currilat në Golem. Denaj vijoi thirrje në drejtim të bizneseve, që të deklarojn fitimet dhe të lëshojnë kuponin tatimor, duke rikujtuar se TVSH për hotelet me katër yje është ulur me 6%.
?Në konstatimet e bllokimeve për kupon tatimor, për mosdeklarim të çmimit real të dhomës së hotelit, mospublikimin e çmimeve, sidomos në hotele me katër yje, duhet të kuptojmë drejt që qeveria shqiptare ka bërë përpjekje të mëdhaja për të stimuluar turizmin. Është ulur në 6% TVSH-ja për këto hotele, që sigurisht ftojnë çdo ditë nëpërmjet shërbimit të tyre grupe turistësh si nga Shqipëria, ashtu edhe nga vende të tjera. Ne nuk mund të kërkojmë të përfitohet në aspekt të paligjshmërisë. Kështu që, ju lutemi përfitoni sa më shumë nga lehtësimi fiskal për reduktimin e TVSH-së, por deklaroni të plotë kuponin tatimor dhe çmimet?, tha ministrja Denaj.